Pas rrafshimit të "ndërtimeve pa leje" në Theth nis mbjellja e....

Aktualitet

Pas rrafshimit të "ndërtimeve pa leje" në Theth nis

Pas ndërhyrjes së IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, ka nisur zyrtarisht faza e rehabilitimit të këtij destinacioni të njohur turistik në veri të vendit.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ndarë foto që tregojnë pastrimin e qendrës së fshatit nga inertet dhe mbjelljen e barit, si pjesë e një plani për t’i rikthyer zonës identitetin natyror dhe estetik.

“Qendra e Thethit po merr sërish frymë,” shkruan Beci, duke theksuar se ndërhyrjet synojnë ruajtjen e vlerave mjedisore dhe kulturore të fshatit, përmes një restaurimi që respekton karakterin e tij autentik.

Aktualisht, puna në terren po vijon në disa zona të tjera të fshatit, me mbështetjen e forcave të ushtrisë dhe strukturave vendore të Bashkisë Shkodër.

Ky aksion është pjesë e një fushate kombëtare për mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit malor në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT