Po priste djalin të dilte nga shkolla, masakrohet me thikë në mes të rrugës, dyshimet e para

Aktualitet

Po priste djalin të dilte nga shkolla, masakrohet me thikë në mes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ditën e sotme, ku një 37-vjeçare shqiptare është sulmuar me thikë ndërsa priste djalin para shkollës.

Shqiptarja është identifikuar si Bruna Meuca Hella, ndërsa sipas mediave italiane ajo është sulmuar me thikë përpara shkollës së djalit të saj 10-vjeçar.

Ajo është goditur disa herë me thikë nga një burrë, i cili dyshohet se mund të jetë ish-bashkëshorti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bruna banonte pranë shkollës dhe ajo ka shkuar në shtëpinë e saj përpara se të lajmëronte ambulancën.

Pavarësisht nxitimit për ta transportuar për në spital, Bruna ka mbërritur e pajetë në duart e mjekëve.

Tashmë agjentët e mjekësisë ligjore janë duke punuar në zbardhjen e ngjarjes së rëndë, rindërtimin e dinamikës së sulmit dhe identifikimin e autorit.

ME TE LEXUARAT