Policia e Durrësit flet për shpërthimin tek banesa e Armando Dukës

Aktualitet

Policia e Durrësit flet për shpërthimin tek banesa e Armando

Policia e Durresit dha informacionin zyrtar per shperthimin ne deren e baneses se Armand Dukes.

Policia e Durrësit flet për shpërthimin tek banesa e Armando

Sipas njoftimit, nga ngjarja ka pasur vetem deme materiale. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pak me heret ne nje deklarate vete Duka theksoi se ne shtepine e tij ne momentin kur ndodhi ngjarja ndodheshin gruaja dhe djali.

Ai ka bere me dije se ka mberritur ne vendngjarje pas njoftimit per ngjarjen nderkohe qe ka shprehur besimin se policia do te zbardhe edhe ngjarjen e rende te ndodhur./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT