PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, reagon ambasada gjermane

Ambasada gjemrane në Tiranë ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.
“Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit shqiptar rreth heqjes së imunitetit Ambasada Gjermane deklaron:
Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve.
Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces“, thuhet në postimin e ambasadës gjermane.



