Sërish sherr në plazh, përplasje fizike mes dy pushuesve dhe punonjësit të çadrave, si nisi konflikti
Pas sherrit mes dy biznesmenëve në plazhin e Ksamilit, një tjetër përplasje e dhunshme është regjistruar sot në Durrës.
Konflikti i dhunshëm ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Kavalishencës në Durrës, ku janë përfshirë disa pushues dhe punonjësi që kujdeset për rendin dhe mirëmbajtjen e çadrave.
Sherri ka nisur kur dy të rinj, që po luanin me top pranë zonës së çadrave, janë paralajmëruar nga punonjësi i plazhit që të ndalonin lojën, pasi po shqetësonin pushuesit e tjerë. Kjo ka sjellë përplasje verbale dhe më pas fizike.
Në pamjet e siguruara nga vendngjarja, duket momenti kur punonjësi shtyhet nga të rinjtë dhe përplaset në tokë. Konflikti është ndërprerë falë ndërhyrjes së pushuesve të tjerë, të cilët kanë arritur të qetësojnë situatën.