Shkrumbohet banesa në Gjirokastër, babë e bijë përfundojnë në spital

Aktualitet

Shkrumbohet banesa në Gjirokastër, babë e bijë

Një banesë është përfshirë nga flakët, mbrëmjen e kësaj të diele në Gjirokastër.

Mësohet se në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, brenda saj kanë qënë shtetasi I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare, ku si pasojë janë dëmtuar nga flakët.

Ata janë transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër ku dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 20:30, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dervician, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. N.

Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, brenda saj kanë qënë shtetasi I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare, ku si pasojë janë dëmtuar dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT