Shpërthim pranë kantierit të ndërtimit në Kamëz, detajet e para

Aktualitet

Shpërthim pranë kantierit të ndërtimit në Kamëz,
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Kamëz.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, rreth orës 03:40, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar eksplozivi.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, pa persona të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 03:40, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe dokumentimin e plotë të rastit.

 

ME TE LEXUARAT