Stuhia e dëborës, avioni i “Air Albania”-s bllokohet në Stamboll

Aktualitet

Stuhia e dëborës, avioni i “Air Albania”-s bllokohet

Moti i keq me stuhi dëbore ka bllokuar në aeroportin e Stambollit avionin e kompanisë “Air Albania”. Lajmin e konfirmon vetë kompania në një postim në rrjetet sociale. Çdo fluturim nga aeroporti i Stambollit është bllokuar.

“Një stuhi dëbore e paprecedentë ka paralizuar çdo lëvizje brenda dhe jashtë aeroportit të Stambollit, duke bllokuar çdo fluturim nga ky aeroport.

Ekipet tona janë në terren, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe mirëqenien e pasagjerëve tanë, përballë kësaj situate me vështirësi të mëdha”, njofton kompania “Air Albania”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Stuhia e dëborës, avioni i “Air Albania”-s bllokohet

Moti i keq ka përfshirë edhe Shqipërinë prej disa ditësh, ndërsa nesër pritet që të jetë dita më e ftohtë.

ME TE LEXUARAT