Tymi i molotovëve dhe gazit lotsjellës mbulon Xhaminë e Namazgjasë, besimtarët vijojnë faljen
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2026, 20:50
Aktualitet

Teksa situata është tensionuar tek kryqëzimi i rrugës së Elbasanit, tymi nga bombat molotovë dhe gazi lotsjellës ka prekur dhe xhaminë e Namazgjasë.
Protestuesit dhe forcat e policisë vijojnë përballjen e tyre, njëra palë me molotov dhe tjetra me ujë e gazlotsjellës.
Sasia e gazit ka krijuar re tymi në një perimetër të gjerë, përfshi Xhaminë, deri tek Kuvendi.
Por, besimtarët nuk kanë ndaluar ritualin e faljes.


