U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron

Policia e Tiranës ka njoftuar se një 27-vjeçar me inicialet A.M. është dërguar për mjekim në spital, pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij, në zonën e Rrugës Ura.

Sipas informacioneve paraprake, i riu ka marrë plagë të rënda dhe, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi policor:

Rreth orës 19:55, është dërguar për mjekim në spital, shtetasi A. M., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij, tek Rruga Ura. Si pasojë shtetasi A. M, ka ndërruar jetë.

Grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor.

 

 

ME TE LEXUARAT