Vetëplagoset me armë gjahu, përfundon në spital 57- vjeçari në Shkodër
Lajmifundit
/
9 Qershor 2025, 19:14
Aktualitet
Një 57-vjeçar është vetëplagosur në Postribë, Shkodër.
Sipas policisë i lënduari ka qëlluar veten me armën e gjahut ndërsa tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
"Rreth orës 17:45, në fshatin Ura e Shtrejt, Postribë, dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me një armë gjahu, që e mbante me leje, shtetasi F. V., 57 vjeç.
Ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe për dokumenimin ligjorë të rastit", njofton policia.