‘Zvërneci’/ Rama: Vlonjatët s’i bien shumë gjatë, prandaj nxjerrin heronj e dëshmorë! Ndryshe do nxirrnin blogerë

Aktualitet

‘Zvërneci’/ Rama: Vlonjatët s’i bien shumë

Kryeministri Edi Rama është shprehur se për ‘Zvërnecin’ nuk ngrihet populli i Vlorës, por njerëz të tjerë që s’kanë asnjë lidhje me investimin.

Komentet Rama i bëri nga Fieri, ku tha se vlonjatët nuk ngrihen që të kundërshtojnë investimin në Zvërnec, sepse sipas tij ata nuk nxjerrin blogerë, por heronj e dëshmorë.

“Kryeqyteti i socialistëve është Fieri, kurse kryeqyteti i Pavarësisë është Vlora. Po do të ngulësh këmbë që Shqipëria nuk shitet, shko në Vlorë. Vlonjatët nuk i bien shumë gjatë, sepse po t’i binin gjatë, nuk do nxirrnin heronj e dëshmorë, por do nxirrnin blogerë.

Mesa di unë nuk ka bloger nga Vlora. Edhe nëse është ndonjë nga Vlora, i bie që nuk është nga Vlora”, tha mes të tjerash Rama.

ME TE LEXUARAT