Plagosi biznesmenin shkodran, arrestohet autori 45-vjeçar
Lajmifundit
/
17 Shkurt 2020, 16:55
Aktualitet
Arrestohet 45-vjeçari i dyshuar si autor i plagosjes së biznesmenit pak ditë më parë në Shkodër.
Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale A. L., banues në fshatin Berdicë e Madhe.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Me 5 shkurt, autori plagosi në këmbë 60-vjeçarin, Xhevat Vataksi. Ky i fundit njihet në Shkodër për sipërmarrjet në sektorin e ndërtimit dhe hotelerisë.
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër vendosi masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.