COVID godet Kosovën, 18 humbje jete në 24 orë, 1891 infektime të reja

Kosovë&Rajon

COVID godet Kosovën, 18 humbje jete në 24 orë, 1891 infektime

COVID po vazhdon te shkaktoje viktima te shumta ne Kosove. Ministria e Shëndetësisë ne Prishtinë njoftoi të shtunën se 18 persona kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 1.891 raste të reja.

Viktima u regjistruan tri në Komunë e Prizrenit dhe Gjakovës, dy në Pejë, Prishtinë dhe Gjilan dhe nga një i vdekur u shënua në Deçan, Lipjan, Istog, Suharekë, Podujevë dhe Klinë. Rastet e reja dalin pas testimin të 13.120 mostrave.

Ndërkaq, sa i përket grupmoshave më të prekura nga COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 381 persona të grupmoshës 30-39 vjeç janë infektuar në 24 orëshin paraprak, 353 të moshës 40-49 vjeç dhe 328 të grupmoshës 20-29 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prishtina prin me numrin më të lartë të infektive, ku janë regjistruar 396 raste të reja.

Në 24 orëshin paraprak, sipas raportit ditor, janë shëruar edhe 1.483 pacientë, duke e çuar në 112.883 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.Raste aktive janë 25.797.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 15.967 doza.

Në total, që prej fundit të marsit të vitit 2021, Kosova ka administruar 794.812 doza, ku 267.979 persona janë vaksinuar plotësisht me të dy dozat e vaksinës.

ME TE LEXUARAT