"Sinjal nga alienët", misteri që nuk u zbulua kurrë: Në vitin 1977 në Tokë u regjistrua...

Soft

"Sinjal nga alienët", misteri që nuk u zbulua kurrë:

Me 15 gusht të vitit 1977, në tokë u pranua një sinjal i fuqishëm i radios nga hapësira, ku zgjati më shumë se një minutë, por që nuk dihet ende se nga ka ardhur saktësisht.

Një sinjal i fortë i radios u regjistrua me 15 gusht 1977, nga radio teleskopi Big Ear i Universitetit të Shtetit Ohio në Shtetet e Bashkuara. Ky sinjal mori sinonimin ‘Wow’.

Sinjali erdhi nga hapësira dhe zgjati plotë 72 sekonda. Mirëpo që nga ajo kohë ende nuk dihet saktësisht se ku e kishte burimin ky sinjal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Sinjal nga alienët", misteri që nuk u zbulua kurrë:

Këtë sinjal e zbuloi astronomi Jerry R. Ehman i cili zbuloi anomalinë disa ditë më vonë gjatë rishikimit të të dhënave të regjistruara. Ai ishte aq i impresionuar nga rezultati saqë rrethoi leximin në shtypjen e kompjuterit, “6EQUJ5”, dhe shkroi komentin “Wow!” në anën e saj.

Deri më tani ende nuk është zbuluar saktë se nga erdhi ky, por që shumë shkencëtarë e njohës të kësaj fushe kanë lënë të kuptojnë se ka qenë sinjal i ardhur nga alienët.

 

ME TE LEXUARAT