Bashkëpunonte me “Ndranghetë”-n, çmontohet banda shqiptare në Itali

Bota

Bashkëpunonte me “Ndranghetë”-n, çmontohet banda

Autoritetet italiane kanë goditur një bandë droge duke arrestuar 20 persona, një pjesë e tyre shqiptarë.

Në operacion morën pjesë 150 efektivë policie, të mbështetur nga forca të reparteve speciale, njësitë antidrogë, anti-eksploziv dhe helikopterë.

Organizata kriminale operonte në bare, dyqane frutash dhe perimesh, shitës makinash, salla bastesh, etj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po sipas mediave italiane, bazuar te hetimet e prokurorisë është zbuluar se banda shqiptaro-italiane vepronte me bekimin e “Ndrangheta”-s.

Nga operacioni janë sekuestruar sasi lënde narkotike, por edhe prova të tjera për të “gozhduar” përpara drejtësisë personat e përfshirë.

ME TE LEXUARAT