Erdogan: Anëtarësimi në BE, një prioritet strategjik për Turqinë

Bota

Erdogan: Anëtarësimi në BE, një prioritet strategjik

Presidenti i Turqisë Erdogan deklaroi se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet një nga prioritetet kryesore strategjike të vendit të tij.

Lideri i Ankarasë, njëkohësisht denoncoi sabotimet nga ana e Greqisë në procesin e integrimit europian, duke i kërkuar Brukselit që të mos sarifikojë Turqinë në emër të solidaritetit me Athinën.

Erdogan më tej shtoi se pavarësisht padrejtësive me të cilat është përballur vendi i tij, anëtarësimi në BE, mbetet një objektiv i rëndësishëm, për të cilin ai pretendon se vendi është duke punuar fort.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve të BE-së në kryeqytetin turk. Erdogan tha se shpresonte që Europa të braktisë lojërat e viteve të fundit dhe të veprojë në mënyrë më kurajoze për të zhvilluar marrëdhëniet me Turqinë.

Ai gjithashtu shtoi se Turqia gjeografikisht dhe historikisht është pjesë e Europës dhe është natyrale që të jetë anëtare e saj.

ME TE LEXUARAT