I lidhur me kunatin e Lul Berishës, kush ishte 34-vjeçari shqiptar që u vra në atentatin në Ekuador

Bota

I lidhur me kunatin e Lul Berishës, kush ishte 34-vjeçari shqiptar

34-vjeçari shqiptar Ergys Dashi mbeti të shtunën viktimë e një atentati me armë zjarri, në një restorant në afërsi të portit të Guayaquilit në Ekuador, i cili konsiderohet si një “portë” hyrëse e sasive të mëdha të kokainës.

Viktima ka pasur lidhje me Plarent Dervishajn dhe Eldi Dizdarin, dy emra të njohur për drejtësinë. Kujtojmë që Dervishaj u shpall në kërkim ndërkombëtar më 8 dhjetor të dy viteve më parë dhe gjatë arratisë është strehuar në Dubai.

Plarent Dervishaj është akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit. Më 20 qershor të 2019-ës Dervishajt, i njohur si kunat i Lul Berishës, iu bë atentat në autostradë. Ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, edhe pse akuzohej për të paktën vrasjen e katër personave dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një tjetër person që ka lidhje me Ergys Dashin është Eldi Dizdari që ka rënë në prangat e karabinerëve italianë gjatë një megaoperacioni anti-drogë.

Dizdari njihet si një person që bënte lidhjet mes bosëve të drogës në Amerikën Latine dhe kishte lidhje shumë të forta me Ndraghetën. Dizdari u arrestua gjatë operacionit “Los Blancos” ku u prangosën dhjetëra persona, mes të cilëve shumë shqiptarë që cilësoheshin nga mediat si drejtues të kartelit.


Emri i Dizdarit lakohet po ashtu në ngjarjen që ndodhi në ish-bllok, ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha.

VRASJA E ERGYS DASHIT

Ngjarja ndodhi natën e së shtunës, 22 janar, rreth orës 19:00, kur dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule, hynë në restorant duke iu shmangur stafit dhe kërkuan kartën e vaksinimit teksa më pas kanë qëlluar drejt Ergys Dashit, shkruajnë mediat ekuadoriane. 

Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 fishekë të markës Fame, tip 9×19 , sipas karakteristikave të dhëna nga hetuesit. Gjithashtu ata konstatuan se viktima ka marrë disa të shtëna në pjesën ballore të kafkës.

Fillimisht nuk dihej identiteti i të ndjerit, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës u konfirmua identiteti i tij dhe origjina nga Shqipëria.

Gjatë ngjarjes së rëndë u plagos edhe një vajzë e re, e identifikuar si Angie Romero, 26 vjeç. Ajo ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej 34-vjeçari shqiptar.

ME TE LEXUARAT