Ky është 18-vjeçari që vrau 21 vetë në SHBA, çfarë i shkroi të panjohurës në Instagram pak minuta para sulmit

Bota

Ky është 18-vjeçari që vrau 21 vetë në SHBA,

Nëntëmbëdhjetë fëmijë të vegjël dhe dy të rritur kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në Teksasin jugor.

18-vjeçari i armatosur hapi zjarr në shkollën fillore Robb në qytetin e Uvalde para se të vritej nga forcat e rendit, thanë zyrtarët.

Hetuesit thonë se i dyshuari ishte i armatosur me një pistoletë, një pushkë gjysmë automatike AR-15 dhe karikatorë me kapacitet të lartë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Salvador Ramos vrau fillimisht gjyshen e tij, dhe më pas ka bërë një aksident automobilistik pranë shkollës fillore. Ai doli nga makina me një pushkë dhe hyri në ndërtesën e shkollës duke hapur zjarr në disa nga klasat.

Pak dihet për Ramos: ai ishte një gjimnazist në zonë dhe pak para masakrës kontaktoi me një të panjohur në Instagram duke i thënë se kishte një sekret që donte ta tregonte: “Unë jam gati të …”.

Megjithatë, ai nuk i ka rrëfyer vajzës se cili ishte gjesti i çmendur që kishte në mendje dhe që e përfundoi disa orë më vonë. 

Në llogarinë e tij në Instagram, vrasësi ka postuar një selfie dhe foto të armëve, mes të cilave një me dy pushkë. Nuk dihet nëse këto janë armët e përdorura për masakrën. Ajo që dihet është se djali ka blerë dy pushkë për ditëlindjen e tij të 18-të.

Shefi i Policisë së Distriktit të Pavarur të Shkollës Uvalde, Pete Arredondo tha se të shtënat filluan në orën 11:32 me orën lokale të së martës dhe se hetuesit besojnë se sulmuesi “veproi i vetëm gjatë këtij krimi të tmerrshëm”.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha se sulmuesi, braktisi një automjet përpara se të hynte në shkollë për të hapur zjarr “të tmerrshëm, në mënyrë të pakuptueshme”.

Një nga të rriturit e vrarë ishte një mësuese, e cila është përmendur në mediat amerikane si Eva Mireles.

ME TE LEXUARAT