Lufta në Ukrainë, Putini bisedon me Scholz

Bota

Lufta në Ukrainë, Putini bisedon me Scholz

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një telefonatë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në të cilën Putin “përshkroi me detaje logjikën dhe objektivat kryesore të operacionit special ushtarak”, sipas një deklaratë të kremlinit.

Putin foli gjithashtu për “masat që po merren për të garantuar sigurinë e civilëve” gjatë asaj që Kremlini e quan “operacioni i tij special ushtarak” në Ukrainë. Kremlini tha më tej se Putini foli me Scholz për shkeljet e rënda të kryera nga militantët ukrainas.

Udhëheqësi rus shtoi se negociatat aktuale ruso-ukrainase u bllokuan në mënyrë efektive nga Kievi.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Gjatë bisedës, liderët ranë dakord të zhvillojnë bisedime të mëtejshme së shpejti, tha Kremlini.

Forcat ruse nuk i kanë ndalur sulmet ushtarake në Ukrainë, që prej 24 shkurtit.


Ende nuk është parë një përparim lidhur me negociatat për bisedimet e paqes.


Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia nuk është kundër një takimi mes dy presidentëve, duke shtuar se kjo është e pamundur të mbahet pa përgatitje adekuate.

“Nuk ka përparim në hartimin e një dokumenti të mundshëm që Putin dhe Zelensky të mund të nënshkruajnë”, ka thënë më tej ai.

Forcat ruse kanë qëlluar me raketa një rafineri nafte në qytetin industrial Kremenchuk në Ukrainën qendrore, duke shkatërruar kapacitetin e saj të prodhimit dhe rezervuarët e karburantit, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes.

ME TE LEXUARAT