Një nga "kokat" e trafikut të drogës, ky është 34-vjeçari shqiptar që u vra me breshëri në Ekuador

Bota

Një nga "kokat" e trafikut të drogës, ky

Ky është Ergys Dashi, 34-vjeçari nga Durrësi që u vra të shtunën mbrëma në Guayaquil të Ekuadorit. Në drejtim të Dashit u qëllua me breshëri plumbash dhe ai gjeti vdekjen në vend. Në restorantin ku ai po darkonte në Avenue José Joaquín Orrantia, u futën dy autorët dhe hapën zjarr në drejtim të tij.

Një prej tyre mbante një buqetë me lule në dorë, kurse tjetri qëlloi në drejtim të 34-vjeçarit i cili mori disa plumba në pjesën ballore të kafkës. Fillimisht ata u ndaluan në hyrje të lokalit nga personeli që u kërkoi certifikatë vaksinimi, por këta të fundit u detyruan të tërhiqen pasi panë se burrat ishin të armatosur.

Pasi kryen ekzekutimin, autorët u larguan me motor dhe hapën sërish zjarr në drejtim të restorantit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dashi ka qenë i arrestuar më parë në Itali si një nga “kokat” e një organizate kriminale. Ai u vu në pranga më 18 shtator të vitit 2014 bashkë me 31 persona të tjerë pas goditjes së një organizate kriminale e trafikut të drogës e cila drejtohej nga shqiptarët.


Organizata kriminale në të cilën bënte pjesë Dashi menaxhonte trafikun e drogës. Sasi të mëdha të lëndëve narkotike bliheshin me shumicë në Shqipëri, Spanjë e Bolivi dhe më pas shpërndaheshin në të gjithë Italinë. Organizata kriminale në fjalë fitonte 60,000 dhe 70,000 € në muaj.

Kurse akuzat ndaj Ergys Dashit ishin ato të bashkëpunimit si një organizatë kriminale e trafikut të lëndëve narkotike, shfrytëzimit të prostitucionit dhe armëmbajtjes pa leje. Në kohën kur u bë operacioni Dashi ishte 25 vjeç dhe banonte në Porto S. Elpidio të Italisë.

ME TE LEXUARAT