Sekuestrohet drogë në kufi me Shqipërinë, arrestohet shoferi grek

Bota

Sekuestrohet drogë në kufi me Shqipërinë, arrestohet shoferi

Kapet serish drogë në kufi me Greqinë. Policia greke ka sekuestruar rreth 56 kg marijuanë në Igumenicë në kuadër të një operacioni të zhvilluar mëngjesin e sotëm.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër, janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta me 48 pako që përmbanin 55 kg 618 gram marijuanë.

Ndërkohë, në pranga ra drejtuesi i mjetit, një shtetas grek.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjate kontrolleve në dy banesa në pronësi të tij u gjeten dhe sekuestruan 104 gram marijuanë, 1345 euro, 2 celulare, 1 peshore. Mjeti i sekuestruar rezulton i marrë me qira.

ME TE LEXUARAT