Çudira nga Milano/ 65-vjeçari grabit bankën dhe pas 25 minutash pendohet dhe i kthen sërish

Bota

Çudira nga Milano/ 65-vjeçari grabit bankën dhe pas 25

Një 65-vjeçar në Itali ka regjistruar një grabitje të paprecedentë.

Ai u fut në një bankë dhe e grabiti duke kërcënuar punonjësit, por pas 25 minutash është ndjerë në faj dhe ka marrë një taksi për të shkuar te karabinierët për t’u dorëzuar.

Ngjarja ka ndodhur në Milano, ku 65-vjeçari i papunë hyri në degën e “Banca Popolare di Sondrio” në rrugën Francesco Sforza duke kërcënuar punonjësit, teksa thoshte: “Kam një bombë!”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pak pas orës 11 të mëngjesit të së mërkurës së kaluar, burri i mori arkëtarit 500 euro dhe u arratis me një taksi.

Ndërkohë në filial mbërritën agjentë të alarmuar nga punonjësit dhe morën përshkrimin e hajdutit. Por ai, me siguri i penduar, i kërkoi taksistit që të shoqërohej në komisariatin e Vigentino-s.

“Bëra një budallallëk”, është shprehur ai përpara hetuesve, teksa ata kanë parë së bashku pamjet nga kamerat e sigurisë dhe verifikuan historinë.

Burri ka shpjeguar se grabitjen e kishte kryer për shkak të vështirësive ekonomike, ndërsa ka dorëzuar edhe paratë e marr nga arka. Sipas raportimeve ai është lënë i lirë nga policia.

ME TE LEXUARAT