Varianti i ri i koronavirusit, Britania rikthen maskat me detyrim

Bota

Varianti i ri i koronavirusit, Britania rikthen maskat me detyrim

Varianti i ri Omicorn i Koronavirusit ka mbërritur në Europë. Autoritetet italiane njoftuan për rastin e parë këtë të dielë. Në Britani ndërkaq maskat janë bërë me detyrim në ambjentet publike, teksa Izraeli është izoluar totalisht për udhëtarët që kërkojnë ta vizitojnë.

Varianti i ri i koronavirusit, i emërtuar Omicron, ka sjellë shqetësime në vende të ndryshme të botës.

Së fundmi, një rast i një udhëtari nga Mozambiku është shfaqur në Itali, teksa autoritetet shëndetësore po bëhen gati për të marrë masa parandaluese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Britani ndërkaq, autoritetet njoftuan për masat e reja që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së variantit të ri të koronavirusit, Omicron, teksa zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se “ka gjasa” që vaksinat ekzistuese të jenë më pak efektive ndaj këtij varianti.

Kryeministri Johnson njoftoi se të gjithë personat që hyjnë në Britani duhet të bëjnë testin për Covidin.

Ai po ashtu paralajmëroi se është koha që të përshpejtohet dhënia e dozave përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

 “Ne do të kërkojmë nga të gjithë personat që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar të bëjnë test PCR”, tha ai në një konferencë për media.

Ndërkohë, Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid, ka thënë se maskat për fytyrën do të jenë të detyrueshme në dyqane dhe në transportin publik në Angli nga e marta në përgjigje të mbrojtjes ndaj variantit të ri Omicron.

Ndërkohë, Izraeli njoftoi të shtunën izolim total nga udhëtarët që kërkojnë të hyjnë në vend.

Shtetasit izraelitë që hyjnë në Izrael do të duhet t'i nënshtrohen një karantine të detyrueshme tre-ditore nëse janë të vaksinuar, ose një karantinë shtatë-ditore nëse nuk janë të vaksinuar

ME TE LEXUARAT