Dorëheqja e Ramush Haradinajt, Ardian Gjini zgjidhet kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Kosovë&Rajon

Dorëheqja e Ramush Haradinajt, Ardian Gjini zgjidhet kryetar i ri i

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie të mbajtur këtë të dielë.

Gjini i cili është edhe kandidat për kryeministër nga AAK-ja ka folur para delegatëve në Kuvendin Zgjedhor të AAK-së.

Ai ka theksuar se AAK-ja nuk po nis nga fillimi, por nga një bazë e ndërtuar ndër vite me besim dhe bashkëpunim.

“Vëllezër e motra, unë besoj fort se gjithçka për të cilën po flasim sot është e arritshme. Nuk jemi duke u nisur prej tokës, por prej një ndërtese të jashtëzakonshme që e kemi ndërtuar së bashku me ju, kryetar. Po nisemi prej besimit që e kemi për Kosovën, prej bindjeve që i kemi ndërtuar me qindra e mijëra njerëz në Kosovë.

Nuk jemi duke u nisur prej zeros dhe kjo na jep forcë: ne mundemi, Aleanca mundet, Kosova mundet. Kosova ka njerëz, Aleanca ka njerëz”, tha ai.

Ramush Haradinaj dha dorëheqje në shkurt të këtij viti nga udhëheqja e AAK-së pas 26 vitesh.

ME TE LEXUARAT