E rëndë/ Qytetari filmon veten duke goditur me makinë një këmbësor

Kosovë&Rajon

E rëndë/ Qytetari filmon veten duke goditur me makinë një

Aleksandar Arsenijovic që tashmë është certifikuar si kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore, ka publikuar një video shokuese nga Leposavici.

Në videon që ka publikuar Arsenijovic, shihet momenti kur një qytetar goditet nga një veturë që po lëvizte derisa shoferi madje edhe e incizon veprimin e tij.

Ai ka thënë se kjo gjë ka ndodhur para stacionit të policisë. Nuk dihen arsyet e goditjes së tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Politikani Arsenijovic ka thënë se është i tmerruar nga ky rast teksa shpreson që i dyshuari të përgjigjet për këtë vepër.

“Më tmerron skena e komunës së Leposavicit ku një burrë (nëse mund të quhet kështu) shkel një njeri në rrugë në mungesë të policisë, duke plotësuar disa nga tekat e tij personale.

Shpresoj që një ditë të përgjigjet për këtë krim!”, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos.

 

ME TE LEXUARAT