Mbi 2 mijë raste të reja dhe dy viktima nga Covid në Kosovë

Kosovë&Rajon

Mbi 2 mijë raste të reja dhe dy viktima nga Covid në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19.  Gjatë kësaj kohe janë raportuar 2,243 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 465 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

4 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës.


Deri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 8.416 testime, 2.243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170.

Në total numri i rasteve aktive është 19.519.

ME TE LEXUARAT