Zviceranet, me 565.000 franga per banor, me te pasurit ne bote

Soft

Zviceranët zënë vendin e parë në listën e më të pasurve të globit. Sipas një studimi të prezantuar nga Global Wealth Report i bankës Credit Suisse, ata sërish, edhe këtë vit, kanë shtuar pasurinë e tyre. Matja është bërë duke llogaritur pasurinë e çdo personi të moshës madhore në Zvicër, shkruan srf.ch.

Masa pasurore për kokë të banorit në Zvicër është rreth 565.000 franga, që është për afër 18.000 franga më e madhe se para një viti, transmeton albinfo.ch. Me këtë pasuri, Zvicra është në listë para SHBA-së, Japonisë dhe Holandës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga viti 2000 e tutje pasuria e zviceranëve, të marrë si individë, është rritur për 144 për qind, vlerëson CS. Sigurisht, një pjesë e madhe e kësaj rritjeje është bërë falë ndryshimeve në kursin e valutave, përcjell albinfo.ch. Kjo për faktin se frangu zviceran është forcuar në raport me dollarin amerikan.

ME TE LEXUARAT