Djali i ish-ministrit shqiptar punon ne ndertim, babai: Edhe sot, qe mbush 24 vjeç, nuk pushon!

Showbiz

Djali i ish-ministrit të Infrastrukturës në Kosovë, Lutfi Zharku, i cili ndonëse ka mbaruar fakultetin me rezultate shumë të mira, punon në ndërtim.

Ish-ministri që ka uruar djalin e tij për ditëlindje përmes një fotoje të publikuar në Facebook. Në postimin e tij, ai shkruan se djali i tij ka përfunduar fakultetin, ndërsa punon si punëtor ndërtimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ariani im sot i mbush 24 vjet. Ka kryer Fakultetin Ekonomik si student i shkëlqyeshëm, por prodhon beton. Po e përjeton si çdo i ri se sa vështire fitohet rroga.

Po e ndërton personalitetin e një te riu punëtor dhe te ndershëm qe te jetoje prej punës se vet. Edhe sot nuk ka pushim. Çdo dite e me shume po behet burrë. Uroj te jetoje 100 vjet me shëndet, i lumtur dhe me nder”, shkruan ai.

ME TE LEXUARAT