Flet per here te pare gazetarja qe beri xhiron e rrjetit me videon qe shante

Soft

Një javë, një video ku shfaqej gazetarja e “Tv Apollon” duke sharë shoqëruesit e të ftuarve bëri xhiron e rrjetit dhe u bë shumë virale.

Marsela Topi është ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur për herë të parë publikisht se çfarë ka ndodhur konkretisht, se si është ndjerë ajo dhe pse mendon se videoja është bërë publike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Je mërzitur ti nga kjo histori?”, e ka pyetur Jonida.

Marsela Topi: – Absolutisht.

Jonida Shehu: – E ndjen që je bërë e famshme përtej Fierit, përtej televizionit ku ti punon?

Marsela Topi: – Nuk kisha nevojë për këtë lloj pompoziteti, gjithsesi erdhi vetëvetiu, meqë erdhi, mirëserdhi.

Jonida Shehu: – Ata të televizionit çfarë të thanë?

Marsela Topi: – Ata më thanë që asnjë reklamë nuk është e mirë, asnjë reklamë nuk është e keqe, kështu që kaloje me sportivtet.

Jonida Shehu: -Ti vetë si u ndjeve?

Marsela Topi: Në fakt nuk e prisja që të jem realiste sepse ishte në regjistrim dhe nuk është fare në natyrën time sepse unë jam natyrë shumë serioze.

ME TE LEXUARAT