Muzika në zi, nderron jete anetari i grupit te famshem shqiptar

Showbiz

Nuredin Azemi, anëtari i grupit të njohur muzikor nga Kosova “TRIX” është ndarë nga jeta.

Lajmin e trishtë e ka dhënë miku dhe anëtari tjetër i grupit ‘’TRIX’’ Veli Sahiti, në profilin e tij në Facebook.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot iku për në botën tjetër miku im, njëherazi edhe anëtari i grupit ‘TRIX’ Nuredin Azemi. Pushoftë në paqe shpirti yt! I përjetshëm do të mbetet kujtimi për ty!”, shkruante miku i tij.

“’TRIX” është një ndër grupet e para muzikore shqiptare që u themelua në vitin 1974.

Mjafton të përmendim disa prej hiteve të tyre më të dëgjuara si: Zeshkania ime, Vallëzimi i Yjeve, Lamtumirë Gjeneratë, etj., për të rikujtuar suksesin që kanë pasur.

‘TRIX” është ndër grupet e para rock&roll që u formua në vitin 1974 dhe po në këtë vit u formuan edhe grupe të tjera si: Grupi “MAK” nga Mitrovica, grupi “TNT” nga Mitrovica, grupi “LUNIAZËT” nga Prizreni, të cilët mund t’i quajmë grupet e para shqiptare rock.

ME TE LEXUARAT