Demet qe shkaktojne kunjat e vesheve

Soft

Nëse mendoni se shkopinjtë e pambukut janë mënyra më e shpejtë dhe e dobishme për të pastruar veshët tuaj, e keni gabim. Sepse më shumë se sa zgjidhje po e përkeqësoni më keq gjëndjen e veshëve.

Dylli i veshit është një gjë e mirë, ndonëse ne nuk na duket higjenik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ai gjendet aty për të mbajtur të pastër kanalin e veshit si dhe për të larguar bakteriet dhe ndyrësirat larg daulles të veshit.

Një fije e hollë e dyllit duhet të ekzistojë aty”, thotë nga mjeku Jacob R. Brodsky, specialsit në spitalin e Bostonit”.

Përdorimi i shkopinjve prej pambuku nuk është një praktikë e mirë e pastrimit të veshit, pasi këto mund të shtyjnë dyllin brenda kanalit të veshit me kalimin e kohës.

Ju munund të merrni infeksion të veshit.Kanali i veshit ka një rreshtim natyral të përzierjes së dyllit natyral, vajit dhe lëkurës , që e mbrojnë veshin. Shkopinjtë prej pambuku vetëm e shtyjnë dyllin nga brenda, nuk e pastrojnë tërësisht kanalin, duke lënë hapësirë për infeksione të ndryshme të vehsit.

Mund të dëmtohet daullja i veshit.

Ky është rreziku më i madh që përfolet gjatë përdorimit të shkopinjve prej pambuku. Mjeku Brodsky thekson se mund të ndodhë kjo por jo zakonisht. Gjasat për dëmtimin e daullja jane shumë të ulëta nga ky përdorim.

Nëse simptomat e problemeve me veshët vazhdojnë pas përdorimit të këtyre preparateve, është mirë të bëni një konsultë mjekësore për procedura tjera të pastrimit tek mjeku.

ME TE LEXUARAT