Ka shoqeruar breza me muziken e saj, ndahet nga jeta kengetarja

Showbiz

Ditën e sotme ka ndërruar jetë këngëtarja e grupit të njohur të viteve ’90 ‘Roxette’, Marie Fredriksson.

Pas një lufte prej 17 vitesh me kancerin ajo ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vitin 2001, këngëtarja njoftoi ndjekësit e saj se doktorët i kishin dhënë vetëm 1 vit jetë, megjithatë ajo e mposhti sëmundjen për vite me radhë.

Pavarësisht sëmundjes këngëtarja nuk ndaloi së punuari së bashku me grupin e saj dhe në vitin 2018 hodhi në treg albumin e saj.

Marie ishte e martuar prej vitesh me kitaristin e grupit, Mikael Bolyos dhe bashkë kishin 2 fëmijë.

ME TE LEXUARAT