Noizy perkrah Fifin dhe ka nje mesazh per Ardit Gjebrean

Showbiz

Reperi Noizy nuk ka qenë pjesë e “Këngës Magjike 2019”, dhe nuk dëgjoi asnjë këngë nga edicioni i këtij viti, por për fituesin mendon se është bërë padrejtësi.

Ai shprehet në një postim në Instagram, se fitoren e meritonte tjetërkush, dhe duke iu referuar duartrokitjeve në sallë, përkrah Fifin me këngën “Mbarova”, e cila, nisur nga votimet, kishte mbështetjen më të madhe të publikut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Noizy shprehet se nuk ka frikë të flasë për padrejtësitë, ndërsa ka një mesazh për Ardit Gjebrean. Reperi shprehet se votimet janë false dhe i vranë zemrën një artisti duke bërë me hile!

“FAKE ? besoj e dëgjuat reagimin e sallës kush e fitoj, po Ashtu si salla mendon dhe shumica e njerëzve qe ju ndjekin Pas ekranit, të them të drejtën nuk kam dëgjuar asnjë këngë nga ky emision, Por gjithsesi jam unë sërish ai që s’ka frikë të flas mbi pa drejtësitë, ky nuk është thjesht biznes. Por lëndon zemrën e një artisti të vërtetë. Po me ty e kam drejtues i emisionit, duket që je artist i vogël. Sepse duhet ta kuptosh që sapo i vrave zemrën një artisti duke bërë me hile & duke parë interesat para drejtësisë. Të gjitha këto VOTIME JAN FAKE. ?? KING ZINJO”, shkruan ai.

Nuk e dimë se çfarë ndodhi më pas, por reperi e fshiu postimin dhe shpjegoi se thjesht i kishin rënë nervat pasi kishte ngrënë bukë!

Epo herën tjetër që do të bësh një deklaratë kaq serioze, bën mirë të jesh i ushqyer i dashur Noizy dhe t’i qëndrosh deri në fund argumentit tënd!

ME TE LEXUARAT