Lufte bandash, Presidenti: Do ndjekim pa meshire per 24 ore te gjithe kriminelet

Bota

Presidenti i ri i Guatemalës, Alejandro Giammattei deklaroi një gjendje vigjilence në dy komuna pranë qytetit të Guatemalës ku ka ndodhur përplasje bandash, duke i mëshuar premtimit të tij për t’iu përgjigjur ashpër krimit.

Tre ditë pas marrjes së detyrës, Giammattei dha urdhrin për caktimin e disa kufizimeve civile për komunat e Mixco dhe San Juan Sacatepequez në perëndim dhe veriperëndim të kryeqytetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nga sot e tutje, ne do të ndjekim pa mëshirë, 24 orë në ditë, të gjithë kriminelët që na kanë patur nën këmbët e tyre,” tha ai.

Giammattei u zotua të paraqesë një ligj që përcaktonte bandat e rrugës si grupe terroriste.

ME TE LEXUARAT