"As Jezusi me Muhamedin s'më ndalin", audio-përgjimi i Veliajt, Berisha: SPAK, vegël e partisë së tij

Politikë

"As Jezusi me Muhamedin s'më ndalin", audio-përgjimi i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar audio-përgjimin e publikuar, ku kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dëgjohet teksa shprehet se do t'ia nxijë jetën kreut të FSHF-së, Armand Dukës. Gjatë audios, kryebashkiaku Veliaj thekson se edhe sikur "Zoti dhe Muhamedi te zbresin nuk e ndalin dot luften e tij".

Reagimi i Berishës

Super Skandal!
Nje pergjim qe ben autopsine e narkoshtetit!
Kreu i Meduzes se bashku me Olsin kerkon te marre nen kontroll edhe FSHF dhe te vendos pushtetin absolut!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lal plehu konfirmon SPAK-un si vegel te partise se krimit!
Nga pergjimi del se Lal Plehu ne mbledhje perdori nje fjalor te ndyre prej halabaku!
Miq, mediat publikuan nje pergjim te nje takimi te fshehte, te zhvilluar dje te Lal Plehut ne te cilin ai ka pohuar me gojen e vet para anetareve te shoqates se futbollit "Tirana" se e kontrollon ai drejtesine dhe prokurorinë speciale SPAK. Ne takim ai deklaron:


‘Jo UEFA e FIFA te zbrese, por edhe sikur Zoti dhe Muhamedi te zbresin nuk e ndalin dot luften time. Une do te bej çdo gje per t’ia nxire jeten ketyre me prokurori e SPAK. Tani edhe ne rastse duam te terhiqemi nuk terhiqemi dot sepse nuk terhiqen agjensite qe jane vene ne livizje, prokuroria eshte vene ne levizje’, - thote mes te tjerash Veliaj, qe implikon veten edhe me rende, duke u shprehur si me poshte:
“Futbolli eshte i vetmi ishull qe na ka mbetur pa vene nen kontroll.”
Ne vazhdim pergjimi nxjerre te gjithe fjalorin e ndyre prej rrugaci ordiner qe perdor ne takim Lal Plehut:
“Po mir mer Sul (i drejtohet ish-futbollistit dhe ish-trajnerit te mirenjohur, Sulejman Mema, i cili eshte aktualisht kryetar i Shoqates Rajonale të Futbollit Tirane), qe qesh me mu tani, po si ka mundesi qe jua ka marre dinjitetin, jua ka marre burrerine, si mund t’i presi robi k*qet dhe te sillesh si rrote k***, duke qene çun futbolli tere jeten?” – thote Lal Plehu, qytetari i pare ne fakt horri i pare me kollaro i Tiranes. sb

ME TE LEXUARAT