Gjenerali amerikan tregon dhuratën e veçantë që i ka bërë Rama

Politikë

Gjenerali amerikan tregon dhuratën e veçantë që i ka

Gjenerali amerikan, Tod Daniel Wolters, pas dekorimit me medaljen “Ylli i Madh”, ka treguar për eksperiencën e tij në Shqipëri që prej vitit 2016.

Gjatë ceremonisë, ai u shpreh se Shqipëria është vëllai i madh në rajon përsa i përket marrëdhënies me NATO-n.

Wolters ndër të tjera ka zbuluar dhuratën që i ka bërë Rama. Ai thotë se është një pikturë që e ka vendosur në zyrën e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shqipëria është vëllai i madh në rajonin tonë të NATO-s. Vendet e tjera në rajon ngrihen në mëngjes, dhe shohin vendin tuaj për t’u drejtuar se ku do shkojnë dhe çfarë do bëjnë.

Ajo që kam parë që prej 2016-ës, është rritje. Rritje nën udhëheqjen tuaj, është e jashtëzakonshme. Dua të ndaj një histori me kryeministrin.

Më ka dhënë një prej dhuratave më të menduara që unë do e kujtoj gjithë jetën. Disa kanë ardhur në zyrën time dhe kanë parë një pikturë që ngërthen kaq shumë marrëdhënien SHBA-Shqipëri. Ajo ka një kuptim të madh.

Sa e rëndësishme është për të vazhduar për të ecur në rrugën e duhur. Do kemi edhe 100 vjet të tjera më entuziaste.

Do të doja të shpenzoj pak sekonda për të folur për disa elementë të rëndësishëm që mbaj këtë uniformë. Ne kërkojmë frymëzimin, dhe zakonisht frymëzohemi nga qënia njerëzore. Në këto vite, ju kryeministër jeni mishërim i udhëheqjes.

Mund të hyni në një sallë me drejtues të lartë të NATO-s, dhe brenda sekondës, këta kuptojnë se ka një qenie njerëzore unike që frymëzon çdo njeri tjetër. Në jetën time ju jeni frymëzim” – tha Wolters.

ME TE LEXUARAT