"Kaluam disa orë me partnerët tanë në det", Peleshi publikon foto nga stërvitja në "bishën" amerikane

Politikë

"Kaluam disa orë me partnerët tanë në det",

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar disa pamje nga stërvitja ushtarake e forcave shqiptare detare me trupat e NATO-s.

Në fotot e publikuara në rrjete sociale, Peleshi shfaqet në kabinën e një prej avionëve ushtarakë.


Postimi i plotë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga stërvitja e sotme e NATOS në detin Adriatik ku marrin pjesë edhe Forcat tona Detare. Kaluam disa orë me partnerët tanë të cmuar amerikanë në aeroplanmbajtësen amerikane “Harry S. Truman”. Krenarë për aleancën tonë në NATO dhe partneritetin strategjik me SHBA. #NATO #USA

Më herët edhe kryeministri Rama publikoi disa foto nga e njëjta stërvitje ushtarake. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një foto e kryeministrit i cili kishte zënë dhe pozicionin e kapitenit në avion.

ME TE LEXUARAT