“Rama e përdor energjinë si mjet terrori”, Berisha: Kur të vijmë ne në pushtet do përgjysmojmë taksat e naftës...

Politikë

“Rama e përdor energjinë si mjet terrori”, Berisha: Kur

Kreu i PD-së Sali Berisha është ndalur sot në një takim me ekspertë të sektorit të energjisë, ku hodhi akuza për kontrabandën e naftës, që sipas tij bëhet përmes shtetit.

Ai u shpreh se kur PD te jete ne pushtet nbdo përgjysmojmë taksat e naftës

BERISHA: 99 % e energjisë elektrike është ende nga uji, vetëm 1% e totalit është nga burime të reja energjie. Dalja në treg të lirë e bizneseve të mëdha është i bazuar në keqpërdorim dhe vjedhje. Shqiptarët duhet ta dinë se kjo qeveri ka blerë energji me 220-250 euro megavat, ndërkohë që në bursë shitej me 80-82 euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri e përdor furnizimin me energji si një mjet terrori, dhe e konsideron mundësinë e rritjes së çmimit për familjarët. Kostoja e prodhimit të energjisë në Shqipëri është shumë e ulët, ia shet qytetarëve 90 herë më shumë. Pse po ndalem unë këtu, jo se ndryshon kursi i kësaj qeverie, por po ndalem që tiu them qytetarëve që potenciali i ndryshimit është shumë i madh.

Ne së pari do të përgjysmojmë barrën fiskale të naftës, do të subvencionojmë tarifën e transportit publik.

ME TE LEXUARAT