Zgjedhjet lokale, Berisha paralajmëron të gjerë, ja kush janë partitë që do t’i bashkohen

Politikë

Zgjedhjet lokale, Berisha paralajmëron të gjerë, ja kush

Sali Berisha planifikon që në zgjedhjet lokale të hyjë si koalicion jo vetëm me ish-Presidentin Meta por edhe me parti të tjera opozitare.

Kështu ai ka paralajmëruar një koalicion të gjerë, ku do të përfshihen të gjitha partitë e spektrit të djathtë.

Edhe pse nuk bëri asnjë emër partie publik, Berisha tha se po diskutojnë me aleatët për të dalë me një kandidat të përbashkët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Berisha: Opozita nuk i emëron siç i emëron Edi Rama, por do t’i zgjedhë nga qytetarët. Ne miratuam në një mbledhje dy ditë më parë procedurën e përzgjedhjes së kandidateve nëpërmjet primareve, qytetarëve.

Shënuam një hap jashtëzakonisht të madh përpara, duke njohur të drejtën e simpatizantëve për të votuar për kandidatin që duan.

Pra sjellim në këto zgjedhje një risi thelbësore në interesin më të mirë të qytetarëve dhe demokracisë. Ne nuk na i cakton as droga, as partia shtet, as krimi.

Ne kandidatët na i caktojnë qytetarët. Ne po vazhdojmë konsultimet me aleatët, të përcaktojmë këto 2-3 ditë format e daljes.

Ka mendime për të dalë me kandidatë të përbashkët dhe unë e mbështes këtë mendim.

Por ne jemi të hapur me aleatët tanë të gjejmë format më të përshtatshme të një gare të suksesshme.

Pyetje: Kush janë aleatet

Berisha: I gjithë spektri politik i djathtë. Janë parti parlamentare dhe jo parlamentare. Do kemi një koalicion të gjerë.

ME TE LEXUARAT