Taylor Swift shpallet artistja e vitit në “iHeartRadio Music Award”

Showbiz

taylorTaylor Swift ka kryesuar me fitore në vitin e dytë të ndarjes së çmimeve nga radioja numër një në Amerikë, iHeartRadio.

Swift ka fituar për tekstin më të mirë për këngën “Blank Space” në një kategori mjaft të fortë me këngët “All of me”, “Thinking Out Loud” e “Counting Stars”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo gjithashtu ka triumfuar për këngën më të mirë të vitit për “Shake it off” ndërsa është shpallur edhe Artistja e Vitit, transmeton Koha.net.

Në çmime tjera, Sam Smith është kurorëzuar si artisti më i mirë i vitit, kënga më e mirë Alternative është përzgjedhur “Take me to church” nga Hozier e ndërsa kënga më e mirë Country “Burnin it down” nga Jason Aladean.

Justin Timberlake është nderuar me çmimin e Inovatorit, pasi viteve të fundit ka sjellë mjaft shumë risi në muzikën moderne por gjithashtu edhe në aktrim dhe komedi ndërsa gjatë mbrëmjes kanë performuar Swift e Madonna, Jamie Foxx e Chris Brown, Kelly Clarkson, Rihanna, Jason Derulo e të tjerë.

ME TE LEXUARAT