Ceremoni private në jug?/ Bora Zemani dhe Donald Veshaj drejt dasmës këtë verë

Showbiz

Ceremoni private në jug?/ Bora Zemani dhe Donald Veshaj drejt dasmës

Bora Zemani dhe Donald Veshaj rikthehen sërish në qendër të mediave rozë, këtë herë jo për ndarje apo aludime, por për një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre. Çifti, i cili prej vitesh ka qenë ndër emrat më të komentuar të showbiz-it, thuhet se po përgatitet të kurorëzojë dashurinë me martesë gjatë kësaj vere.

Prej muajsh, portalet kanë aluduar për një dasmë mes moderatores dhe aktorit, por së fundmi zërat duket se janë bërë edhe më të fortë. Sipas burimeve të afërta me çiftin, të cituara, muaji korrik është periudha e përzgjedhur për ceremoninë që pritet të kthehet në një nga eventet më të përfolura të vitit në showbiz-in shqiptar.

Pas hyrjes së Donald Veshajt në “Big Brother VIP”, marrëdhënia e tyre u kthye në një nga historitë më të ndjekura dhe më të komentuara nga publiku. Çdo lëvizje e çiftit ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, ndërsa fansat kanë qenë vazhdimisht kuriozë për të ardhmen e tyre. Tani, duket se Bora dhe Donaldi janë gati të hedhin hapin tjetër në lidhjen e tyre.

Edhe pse Bora Zemani ka preferuar shpesh të mos komentojë publikisht zërat për martesë, duke i konsideruar thashetheme, vetë Donaldi ka lënë të kuptohet se planet janë reale. Në një intervistë në emisionin “Më lër të flas”, ai foli hapur për organizimin e dasmës dhe planet për krijimin e një familjeje.

Mes batutave dhe momenteve spontane me Romeo Veshajn, aktori tregoi se ai dhe Bora po diskutojnë detajet e ceremonisë, që nga lista e të ftuarve deri te mënyra se si do të organizohet eventi. Kjo deklaratë shtoi edhe më shumë dyshimet se çifti është më pranë se kurrë altarit.

Sipas raportimeve, ceremonia pritet të mbahet në jug të Shqipërisë, në një ambient privat buzë detit. Në dasmë mendohet të jenë të pranishëm familjarë, miq të afërt dhe personazhe të njohur të ekranit shqiptar, duke e kthyer eventin në një nga momentet më të bujshme të kësaj vere.

ME TE LEXUARAT