“Dua të rezervoj një vend në gomone e të iki për Angli”, Tea Trifoni shokon me deklaratën e saj të fundit

Showbiz

“Dua të rezervoj një vend në gomone e të iki për

Tea Trifoni ka qenë konkurrentja më e klikuar në internet për shkak të lidhjes së saj me Andin në “Për’puthen”. Ndarja e tyre u bë kryefjala e çdo medie rozë madje shumë njerëz dhe fansa të programit nuk e pritën mirë këtë lajm. E gjithë kjo famë, i dha më pas edhe shumë ‘followers’-a, reklama dhe kontrata pune.

Tea Trifoni ende është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku organizon biseda të shumta me ndjekësit e saj.

Së fundmi ajo ka thënë se po mendon të largohet jashtë Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kam një mendje të rezervoj një vend në gomone e të iki për Angli”– shkruan ajo në një Q&A në Instastory.

Njëri prej ndjekësve e ka pyetur nëse deklarata e saj ishte serioze apo thjesht një shaka.

“Nuk e kam seriozisht, nëse do iki kam për të ikur në mënyrë ligjore”, është shprehur Tea.

Kujtojmë se pas largimit nga “Për’puthen”, ajo u bë pjesë e emisionit më të ri “Goca dhe Gra”. Edhe pse ishte pjesë e disa episodeve që u zhvilluan, më vonë u mësua se ajo nuk do të ishte më pjesë e programit.

Në një lidhje ‘live’ me mikun e saj Arian Konomi, ky i fundit e pyeti se pse nuk ishte pjese e formatit, Tea u pergjigj:

“Me ndërrimin e qeverisë ndryshuan edhe bashkëpunëtorët e qeverisë. Ishte zhgënjyese dhe as nuk u falenderova edhe pse e nisëm gjithçka bashkë nga zero,” u shpreh ajo.

ME TE LEXUARAT