FOTO/ Dikur modele e suksesshme, tani e pastrehë: Çfarë ndodhi me modelen e famshëme?

Showbiz

FOTO/ Dikur modele e suksesshme, tani e pastrehë: Çfarë ndodhi

Fotot e reja të Loni Willison janë alarmante. Historia e vështirë e jetës së modeles është ndjekur prej vitesh, kishte shpresa se dikush do ta ndihmonte pëe ta rikthyer jetën e saj në rrugën e duhur por fotot tregojnë se situata mbetet e pandryshuar dhe akoma më e keq se në të kaluarën.

Loni filloi karrierën e saj si një modele, jeta e së cilës u kthye përmbys kur u takua me yllin e Baywatch, Jeremy Jackson. Jeremy, i cili tashmë kishte probleme me drogën dhe alkoolin si adoleshent, nuk i kapërceu varësitë e tij gjatë martesës dhe në fakt, ishte shpesh i dhunshëm me Lonin, shkruan The Sun.

Martesa e çiftit nga viti 2012 deri në vitin 2014 u karakterizua nga debate dhe sherre të ashpra që u përshkallëzuan në dhunë. Aq sa në gusht të vitit 2014, policia shkoi në shtëpinë e çiftit pas një debati të ashpër. Willison pretendoi se burri i saj e rrahu, duke rezultuar në dy brinjë të thyera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

FOTO/ Dikur modele e suksesshme, tani e pastrehë: Çfarë ndodhi

Megjithatë, Loni vendosi të mos ngrinte akuza kundër bashkëshortit të saj, sepse ajo ishte e tmerruar dhe nuk donte që ai të shkonte në burg. Ata u ndanë pas incidentit, pas së cilit, modelja mori “tatëpjetën”. Loni luftoi me varësinë nga droga, nuk punonte, borxhet i grumbulloheshin kështu që përfundoi në rrugë.

Si një person i pastrehë, shëndeti i saj mendor u përkeqësua plotësisht dhe pamja ndryshoi në mënyrë drastike. Dhëmbët i ranë nga konsumimi i rregullt i metamfetaminës dhe flokët e gjatë i hoqi vetë. Nuk do që ta ndihmojë njeri, nuk mban lidhje me askënd nga jeta e saj e vjetër.

Edhe sot ai jeton si një e pastrehë, ndonjëherë fotografët e kapin në Los Angeles, duke kërkuar nëpër kosha plehrash.

FOTO/ Dikur modele e suksesshme, tani e pastrehë: Çfarë ndodhi

ME TE LEXUARAT