Ndarja e Bashkimit nga Alvisa, konkurrenti i "Për'puthen" bën deklaratën e fortë: Ajo e tradhtoi!

Showbiz

Ndarja e Bashkimit nga Alvisa, konkurrenti i "Për'puthen"

Deklarata e ndarjes së Bashkimit nga Alvisa u diskutua sot në “Për’puthen”. Bora tha fillimisht se ata para disa ditësh kishin qenë bashkë në ambientet e Top Channel-it dhe se dukeshin shumë mirë.

Olsa Muhameti gjithashtu ka publikuar story-n të tyre para disa ditësh ku ata ishin në TCH dhe Alvisa në prehërin e Bashkimit duke qeshur.

Albi miku i ngushtë i Bashkimit tregoi më shumë për ndarjen duke thënë se është definitive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Albi: Përderisa provuan dhe nuk shkoi gjëja siç donin të shkonte, është më mirë kështu. Më mirë herët se vonë. Ata kanë pasur herë pas here konflikte dhe vendosën ti japin fund. Është një shkëputje definitive e tyre. Kam qenë prezent kur i kanë ndarë gjërat. Arsyet është se nuk shohin vazhdimësi mes tyre. Bashkimi po e vuan këtë situatë. Për aq sa e kam parë dhe i kam qëndruar afër Bashkimit, nuk po e kalon lehtë.

Edi: Është tradhtuar 100%.

Ana: Doli kundra të gjithëve për Alvisën, dhe mori këtë. Të gjithë e dinë se Alvisa është me dikë tjetër.

Nuk mund të mungonte dhe komenti i Arjanit, i cili ka qenë gjithmonë mosbesues ndaj këtij çifti, po specikifikisht ndaj Alvisës e jo ndaj Bashkimit.

Arjani: Unë i kisha parë dhe në intervistat e fundit dhe gjithçka dukej shumë e ftohtë. Publiku mu kthye ashpër kur thashë për Alvisën që është një mitomane, pra beson dhe gënjeshtrat e saj. Duhet të kuptojnë të gjithë se unë kur flas kam analizuar thellë dhe nuk del kohë televizive për të treguar se si analizoj. Po diçka do e them, në 2 vjet “Për’puthen” nuk ka qenë askush që ka thënë gjatë gjithë kohës se unë jam e sinqertë, naive etj. Këto i thotë dikush që nuk i ka aspak. Unë s’i besova, një pjesë e publikut po e mirë ua bën Alvisa. 

ME TE LEXUARAT