Skandali në SHBA, CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore
Byron, CEO i kompanisë teknologjike Astronomer, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas një skandali publik që shpërtheu gjatë një koncerti të grupit Coldplay në Boston. Gjatë performancës në stadiumin “Gillette”, përpara më shumë se 55 mijë spektatorëve, fytyrat e buzëqeshura të Byron dhe të Kristin CaCat me të cilën dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore u shfaqën në ekranin gjigant të skenës.
Reagimi i tyre i sikletshëm dhe përpjekja për t’u fshehur nga kamerat u bë virale në internet, duke ndezur diskutime të shumta mbi marrëdhënien e tyre dhe ndikimin në jetën profesionale.
Pas ngjarjes, kompania Astronomer, e vlerësuar me mbi 1.3 miliardë dollarë, publikoi një deklaratë zyrtare ku konfirmonte dorëheqjen e Byron: “Liderët tanë priten të jenë shembull si në sjellje, ashtu edhe në përgjegjësi. Së fundmi, ky standard nuk u përmbush. Andy Byron ka paraqitur dorëheqjen dhe Bordi e ka pranuar atë”, thuhej në njoftim.
Përkohësisht, detyrën e CEO-s do ta mbajë bashkëthemeluesi dhe drejtori i produktit, Pete DeJoy, ndërsa kompania nis kërkimet për një drejtues të ri.