U pa duke puthur vajzën e tij në buzë, rrjeti i ashpër ndaj gazetarit Sokol Balla: "Sa e shëmtuar"

Showbiz

U pa duke puthur vajzën e tij në buzë, rrjeti i ashpër ndaj

Një foto e gazetarit të njohur Sokol Balla, ku shihet duke puthur në buzë vajzën e tij, ka shkaktuar një valë reagimesh të forta në rrjetet sociale. Pamja ka ndezur sërish debatin mbi kufijtë e mënyrave të shprehjes së dashurisë prind-fëmijë në publik, veçanërisht kur këto gjeste dokumentohen e shpërndahen online.

U pa duke puthur vajzën e tij në buzë, rrjeti i ashpër ndaj

Gazetarja Enki Bracaj ishte ndër të parat që reagoi ashpër ndaj fotos, duke e konsideruar veprimin të papërshtatshëm. “Sa e shëmtuar. Jam dhe do të jem gjithë jetën kundër puthjes në buzë të vajzave nga babai. Nuk ka lidhje me dashurinë e prindit,” shkroi ajo në një postim në Instagram.

Në një reagim të dytë, Bracaj vuri në pikëpyetje edhe mënyrën sesi shoqëria i trajton këto veprime në varësi të pozitës që ka një person: “Po sikur këtë ta kishte bërë dikush pa status publik apo financiar, a do të ishte pranuar njësoj?”

Nga ana e tij, Balla nuk ka reaguar ende publikisht për këtë çështje. Ndërkohë, debati vazhdon në platformat sociale, ku komentuesit janë të ndarë mes mbrojtjes së lirisë prindërore për të shprehur dashuri ndaj fëmijës dhe kufizimeve që, sipas të tjerëve, duhen respektuar në emër të etikës dhe perceptimit publik.

ME TE LEXUARAT