Ku do të shkojë Cristiano Ronaldo? Oferta nga SHBA e Milani

Sport

Ku do të shkojë Cristiano Ronaldo? Oferta nga SHBA e Milani

Ku do të vazhdojë karrierën Cristiano Ronaldo? Kjo është një pyetjet më të mëdha që kanë nisur nga dje. Sulmuesi portugez dje është ndarë zyrtarisht me Manchester Unitedin.

“Corriere dello Sport” të mërkurën shkruan se asi portugez ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë karrierën në Evropë ose do të nis aventurën në Amerikë.

Një ofertë joshëse raportohet se vjen nga Amerika e largët nga ish-partneri i tij tek ‘Djajtë e Kuq’ David Beckham, i cili e do sulmuesin portugez tek Inter Miami.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-ylli i Real Madridit dhe Juventusit, kërkohet edhe nga gjiganti italian, Milan.

E ardhmja e Ronaldos thuhet së është në dorën e agjentit të tij, Jorge Mendes, shkruan rtk.

Por sipas ‘CalcioMerato’ Cristiano Ronaldo do të transferohet te gjiganti italian, AC Milan.

Sulmuesi portugez sot zyrtarisht është ndarë me klubin anglez, Manchester United.

Agjenti i lojtarit, Jorde Mendes thuhet se ka arritur marrëveshje me Milanin për transferimin e klientit të tij në ‘San Siro’.

“Jorde Mendes ka arritur marrëveshje me Milanin për transferimin e Ronaldos në ‘San Siro’”, shkruan ‘CalcioMercato’./rtk

ME TE LEXUARAT