Misioni i (pa)mundur në Superkupën e Europës, trajneri i Frankfurtit: Nuk kemi frikë nga Real Madrid

Sport

Misioni i (pa)mundur në Superkupën e Europës, trajneri i

Do të jetë një mision i vështirë por jo i pamundur suksesi për Frankfurtin nesër ndaj Real Madrid, në finalen e Superkupës së Europës. Në prag të këtij takimi ka folur trajneri i gjermanëve, Oliver Glasner. Numri një i pankinës së Frankfurt, Glasner beson se ekipi i tij do ia dalë në fund të marrë trofeun.

“Ne nuk kemi frikë, kemi vetëm gëzimin për të luajtur një ndeshje kaq të rëndësishme. Real Madridi nuk është shumë i fortë, ka gjithmonë shanse për të fituar. Ne e dimë se Reali është një ekip i jashtëzakonshëm, por ne gjithashtu e dimë se çfarë jemi të aftë të bëjmë.

Benzema? Do të duhet të mbrohemi mirë. Ai lëviz jashtëzakonisht mirë dhe ka aftësi të shkëlqyera shënimi. I gjithë Real Madridi është i rrezikshëm” – Tha ai./BW

ME TE LEXUARAT