Publikohen formacionet zyrtare të finales Roma-Feyenoord

Sport

Publikohen formacionet zyrtare të finales Roma-Feyenoord

Roma dhe Fejnordi do të luajnë finalen e madhe të Ligës së Konferencës, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të ngrenë trofeun më të ri në Europë në qiellin e Tiranës.

Verdhekuqtë kërkojnë që të ngrenë trofeun e dytë europian në historinë e tyre, pas plot 61 vitesh, kur në 1961 mundi Interin në finalen e Kupës UEFA, siç njihet sot Liga e Europës. Nën drejtimin e teknikut portugez, Zhoze Murinjo, Roma do të kërkojë lavdinë dhe të bëhet e para skuadër që ngre këtë trofe.

Duket se në 11 lojtarët e përzgjedhur që ta nisin këtë finale, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, do ta nis nga stoli.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër, holandezët do të kërkojnë të njëjtën gjë.

hera e fundit qe Fejnordi ka ngritur në qiell një trofe europian ishte në vitin 2002, ku në finale e Kupës UEFA mundën Borusian e Dortmundit, duke qenë dhe skuadra e fundit nga Holanda që ka triumfuar në Europë.

Publikohen formacionet zyrtare të finales Roma-Feyenoord
Sfida fillon në orën 21:00.

 

ME TE LEXUARAT